Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e tij para ambasadorëve francezë nëpër botë ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Reporteri.net.
I pari i shtetit francez tha se propozimi franko-gjerman është një udhërrëfyes i mirë dhe pritet angazhim nga të dyja palët.
Ai tutje tha se duhet angazhim për zgjedhjet në katër komunat veriore, poashtu riangazhim i serbëve në institucionet e Kosovës, ndërsa shpreson se paqja të kthehet në Veri të vendit.
“Sa i përket dallimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe besoj se propozimi franko-gjerman është një udhërrëfyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropian dhe përfaqësuesi ynë, ndaj pritet një angazhim i qartë nga të dyja palët. Dhe angazhimi i pritshëm për zgjedhjet komunale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në Veri nga Serbia në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë”.
Presidenti francez ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse ato “nuk sillen me përgjegjësi”.
“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi”, shtoi Macron.
“Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”./Reporteri.net/
🔴 #LIVE: Emmanuel #Macron spoke of the differences between Serbia and Kosovo that needed diplomatic support.
The French president also brought up the #NagornoKarabakh region, stating that he would ask for a humanitarian corridor to be respected 👇 pic.twitter.com/NEdLD7TDNP
— FRANCE 24 English (@France24_en) August 28, 2023