×
  • Sport
  • Sport / Sport

    Nis shitja e biletave për ndeshjen e kualifikimeve, Kosovë-Zvicër

    Reporteri
    29 Gusht 2023 | 13:16

    Sot nga ora 13:00 ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë- Zvicër, e cila luhet me 9 shtator në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

    Çmimet e biletave në Veri dhe Jug janë 5 euro, në Lindje kushtojnë 10 euro, në Perëndim 20 euro, ndërsa bileta VIP 80 euro.

    Një person ka mundësinë të blejë deri në 4 bileta, bënë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

    Ndërsa për të blerë biletën online duhet fillimisht të regjistroheni në platformë, pastaj zgjidhni tribunën e staduimit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar .

    Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online, kur të përfundoj blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta dhe fatura juaj.

    Bileta duhët të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

    Ndërsa në stadium një person mund të hyjë vetëm me një biletë, pra janë të personalizuara.

    Linku ku mund të bleni biletën online: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Nëse pas blerjes së biletës nuk e merrni nëpërmjet emailit, atëherë mund ta gjeni përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!