Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 54 vjeç ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, kur mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M., vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Gruaja në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.