Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të play-offit për Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ndeshet sonte në Hungari me ekipin bjellorus, BATE Borisov me fillim nga ora 20:00.
Suharekasit kanë një epërsi të madhe nga ndeshja e parë, të cilën e fituan me rezultat 4:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” sot një javë.
E në Hungari, të zgjedhurit e Ilir Dajës do të kërkojnë ta përsërisin suksesin historik të vitit të kaluar.
Sezonin e shkuar, Ballkani arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Aty, ata u kufizuan në katër pikë, duke mos e arritur kualifikimin tutje në fazat e nokautit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.