×
  • Sport
  • Sport / Shtatori i përballjeve

    Kosova publikon listën e përballjes me Zvicrën dhe Rumaninë

    Reporteri
    31 Gusht 2023 | 12:19

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, kundër Zvicrës në Prishtinë dhe kundër Rumanisë në Bukuresht.

    Më 9 shtator Kosova e pret në “Fadil Vokrri” Zvicrën, derisa më 12 shtator luan kundër Rumanisë – ndeshje kjo që Dardanët do ta zhvillojnë si mysafirë.

    Në anën tjetër Zvicra i prin Grupit I me 10 pikë – e pësuar nga Rumania që është në vendin e dytë me tetë dhe Izraeli në të tretin me 7 pikë.

    Bjellorusia është në vendin e katër me pikë sa Kosova, derisa në vendin e fundit është skuadra e Andorrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!