×
  • Sport
  • Sport / Sezoni 2023-24

    Tërhiqet shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë duelet më interesante

    Reporteri
    31 Gusht 2023 | 19:29

    Në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, ku do të priten duele mjaft interesante.

    Në grupin A, dueli më interesant pritet të jetë ai në mes të Manchester United- Bayern Munchen derisa skuadra e Amir Rrahmanit, Napoli FC do të luajë kundër kampionit të 13 fishtë europian, Real Madrid.

    Në grupin C Napoli do të luan edhe me Bragën.

    Grupi më i vështirë mund të konsiderohet grupi F, ku janë Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund , AC Milan dhe Newcastle United.

    Në këtë grup do të jenë edhe përballjet më interesante në grupe dhe cilësohet si grup i vdekjes.

    Arsenali që kthehet në këtë ligë pas afër gjashtë viteve do të këtë punë më të lehtë pasi që është shortuar me Sevillan, PSV Eindhoven dhe

    Barcelona po ashtu është shortuar me favorit më të lehtë pasi që në grup Porto, Shakhtar Donetsk dhe Royal Antwerpin e Arbnor Mujës.

    Kampioni Manchester City do të këtë punë me RB Leipzig, Yllin e Kuq dhe Young Boys.

    Interi në anën tjetër, si nënkampion do të luajë kundër Benficës, Salzburgut dhe Real Sociedadit.

    Më poshtë grupet e plota të Ligës së Kampionëve:

    Grupi A

    FC Bayern Munchen

    Manchester United

    Copenhagen

    Galatasaray

    Grupi B

    Sevilla

    Arsenal

    PSV Eindhoven

    Lens

    Grupi C

    Napoli

    Real Madrid

    Braga

    Union Berlin

    Grupi D

    Benfica

    Inter

    Salzburg

    Real Sociedad

    Grupi E

    Feyenoord

    Atletico de Madrid

    Lazio

    Celtic

    Grupi F

    PSG

    Borussia Dortmund

    AC Milan

    Newcastle United

    Grupi G

    City

    RB Leipzig

    Ylli i kuq

    Young Boys

    Grupi H

    Barcelona

    Porto

    Shakhtar Donetsk

    Royal Antwerp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!