Për herë të dytë radhazi, Ballkani e ka siguruar biletën për në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Ndonëse humbën me rezultat minimal në ndeshjen kthyese kundër BATE Boristov, K.F. Ballkani është kualifikuar tutje falë fitores bindëse me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Përmes një reagimi, suharekasit janë shprehur krenarë me këtë arritje për Kosovën.
“Si përfaqësuesit kryesorë të Republikës, luftuam pa rreshtur për shtetin dhe emblemën tonë reprezentative”.
“Kemi dhënë gjithçka nga vetja, që flamuri ynë shtetëror të rreshtohet aty ku e ka vendin, në mesin e më të mirëve në UEFA Conference League”, thuhet në reagimin e klubit futbollistik nga Suhareka.
Tutje thanë se i pret një rrugë e vështirë para, por se kjo padyshim “është koha jonë, koha e Ballkanit”. /Reporteri.net/.
Reagimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.