×
  • Sport
  • Sport / Detajet

    Hidhet shorti për Ligën e Konferencës, këta janë kundërshtarët e Ballkanit në grupin C

    Reporteri
    01 Shtator 2023 | 15:18

    Nga ora 14:30 është hedhur shorti për grupet e Ligës së Konferencës, i cili u mbajt në Monaco dhe kampioni i Kosovës, Ballkani, u tërhoq në Grupin C.

    Në Ligën e Konferencës ka përfunduar shorti i cili përfshiu 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.

    32 skuadrat e ndara në katër vazo, u bazuan në renditjen e koeficientit të klubit.

    Pjesë e shortit ishin edhe ekipe të njohura si Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Lille, Aston Villa, Fenerbahce, Besiktas, Fiorentina dhe kampioni i Kosovës, Ballkani.

    Ballkani u tërhoq në Grupin C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Astana dhe Viktoria Plzen.

    Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

    Grupet e Ligës së Konferencës:

    Grupi A: Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubljana, Klaksvik;

    Grupi B: Gent, Maccabi Tel-Aviv, Zorya, Breidablik;

    Grupi C: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen, Astana, Ballkani;

    Grupi D: Club Brugge, Bodo/Glimt, Besiktas, Lugano;

    Grupi E: AZ Alkmaar, Aston Villa, Legia, Zrinjski;

    Grupi F: Ferencvaros, Fiorentina, Genk, Cukaricki;

    Grupi G: Eintracht Frankfurt, PAOK, HJK Helskinki, Aberdeen;

    Grupi H: Fenerbahce, Ludogorets, Spartak Trnava, Norsjealland;

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!