Danimarka ka vendosur të kufizojë në pesë numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën në Kopenhagë dhe personelin administrativ në 20, duke e detyruar Moskën të shkurtojë stafin e saj, tha Ministria e Jashtme daneze në një deklaratë të premten.
“Vendimi për të patur të njëtin numër punonjësisht në ambasadat respektive do të thotë që ambasada ruse në Kopenhagë duhet të reduktojë stafin e saj aktual”, njoftoi ministria daneze, duke thënë se vendimi duhet të zbatohet deri më 29 shtator.
Nuk është e qartë se sa diplomatë dhe punonjës të tjerë do të duhet të largohen nga ambasada ruse.
Prej një kohe të gjatë Danimarka dhe Rusia kanë zhvilluar negociata lidhur me vizat për punonjësit në ambasadën daneze në Moskë, me synimin për një funksionim të mirë të ambasadave si në Danimarkë ashtu edhe në Rusi, tha ministria.
“Negociatat nuk kanë çuar në rezultate për shkak të përpjekjeve të përsëritura ruse për të përfshirë punonjësit e zbulimit rus në kërkesat për viza si pjesë e këtyre negociatave”, tha ministria daneze në një deklaratë./VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.