×
  • Lajme
  • Shqipëria / Asambleja e Partisë Socialiste

    Ndryshime në Qeverinë Rama, kryeministri njofton emrat e rinj

    Reporteri
    04 Shtator 2023 | 18:34

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar në Asamblenë e Partisë Socialiste ndryshimet në kabinetin qeveritar.

    Me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë tash do ta udhëheq Ervin Mete, atë të Punëve të Jashtme Igli Hasani, derisa Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do ta drejtojë Ogerta Manastirliu.

    Anila Denaj do të udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë, Albana Koçiu atë të Shëndetësisë, Delina Ibrahimaj do të jetë Ministre Shteti për Sipërmarrjen, ndërkohë Arbjan Mazniku Ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

    Përveç ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Rama njoftoi edhe ndryshime në Partinë Socialiste.

    Eduard Ndreca do të jetë Sekretar i Burimeve Njerëzore, Evis Kushi do të jetë Sekretare e Gruas, Etjen Xhafa Sekretar Digjital i Rinisë, Romina Kuko Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Ardian Salianji do të jetë Sekretar i Çështjeve Zgjedhore dhe Milva Ekonomi Sekretare e Programit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!