×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama u bën një befasi që nuk do ta harrojnë kurrë spanjollëve që u sulmuan

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 14:35

    Ditën e djeshme bëri lajm një biznesmen nga Porto Palermo i cili dhunoi 6 turistë spanjollë që po pushojnë në bregdetin shqiptar.


    Ata kishin porositur peshk në restorantin e Mihal Kokëdhimës, por pasi nuk u kishte pëlqyer, kërkuan të anulojnë porosinë.

    Kjo ka sjellë edhe reagimin e pronarit dhe fisit të tij të cilët ndoqën dhe dhunuan familjen nga Spanja, shoferin e furgonit dhe shoqëruesin shqiptar.

    Sot policia njoftoi se vuri në pranga autorin e ngjarjes.

    Ndërsa po sot ata i ka takuar edhe ministri i Turizimit, Blendi Klosi.

    “Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

    Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë”, shkruan Klosi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!