×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E RËNDË: Vdes një punëtor shqiptar, e zuri skela

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 16:26

    Mesditën e sotme, nga një ndërtesë në rikonstruksion, në Tiranë është shkëputur një pjesë e skelës metalike duke zënë poshtë 2 punëtorë, trupi i pajetë i njërit prej të cilëve është nxjerrë pak minuta më parë e ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e punëtorit tjetër.


    Po kështu janë dëmtuar 4 nga punëtorët që ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, ndër to shtetasit Genti Bardhi , 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç,  të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

    Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme, raporton TCH.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!