Nëse ende nuk i keni nisur pushimet dhe jeni konfuz se ku do ti kaloni atëherë bëni mirë të lexoni këtë shkrim nga Gent Çekeli.
Ku ta zhysim kokën në gusht?
Gjysma e dytë e korrikut dhe muaji gusht është periudha ku të gjithë duam të pushojmë akoma më shumë. Përveç plazheve të Tales, Darëzezës dhe Zvërnecit, në plazhet e tjera bregdetare zhvillohet “luftë” mes pushuesve dhe pritësve të tyre. InstaStory-t gënjejnë…
Çfarë ndodh në këto 45 ditë?
Shezlloni shkon 50 euro, kokrra e vezës 5 euro, kamarierë nevrikë që nuk kanë kohë per ty, pronarë që abuzojnë me çmimet sepse këto 45 ditë shërbejnë edhe për 320 ditët e tjera të vitit, trafik në Velipojë dhe Shëngjin, trafik në Thumanë dhe Durrës, trafik në Vlorë dhe Sarandë, inspektorë tatimesh që u sulen bizneseve për të ndihmuar rrogat e tyre, kryeministri luan teatër me kupona për fëmijët nën 12 vjeç, mbeturina dhe kafshë lokale që ushqehen me to, uji dhe elektriciteti nuk mjaftojnë për të gjithë, për të gjetur shtretër të lirë duhet futur “mik”, skafe dhe jetski që presin të bëjnë game over me koka pushuesish, kryebashkiakët riçajnë asfaltin se kanë harruar tubat dhe ti do largohesh me doza negativiteti.
Cila është zgjidhja? Pogradeci.
Ndoshta nuk vend për pordhë dhe shishe me xixa, ama të ofron qetësi me plot kuptimin e fjalës.
Çfarë të ofron Pogradeci?
FRESK, dhoma të lira, ushqim kryesisht bio po ashtu të lirë, kamarierë të kulturuar, pronarë që sillen si kamarierë, plazhe publike të lira, plazhe private me 300 lekë shezlloni, me negociata çmimi 300 lekë mund të zbresë në 150 lekë sepse mund të shtrihesh edhe në hijen e plepit, mund të ngjisësh ndonjë mal rrotull, mund të bësh 97 km (Pogradec, Ohër, Strugë) liqenin rreth e rrotull me biçikletë me kosto 0, ujin mund ta gjesh falas në burime, të nesërmen këmbët do i kesh të lodhura por mund të lexosh një libër gjatë fazës së rikuperimit, dallgët mungojnë dhe mund të lundrosh lehtësisht me paddle board, gjarpërinjtë nuk janë helmues dhe ti do vish sërish gushtin tjetër.
Ndaj relaksohu në Pogradec gjatë gushtit dhe Shëngjinin, Vlorën e Sarandën lëri për në qershor, shtator ose tetor dhe do të të respektojnë si dikur Rrapush Xhaferrin.