Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin – Social-Demokratët e së cilës i kanë humbur zgjedhjet në prill – ka thënë të enjten se do të heqë dorë nga ulësja parlamentare, për t’u bërë këshilltare për një organizatë joqeveritare britanike.
Marin ka thënë se është emëruar këshilltare strategjike në Institutin për Ndryshime Globale Tony Blair.
“Do të mund të punoj për Finlandën në cilësi tjera. Kjo është një punë nga e cila besoj se do të përfitoj Finlanda në përgjithësi”, u ka thënë ajo gazetarëve.
Marin ka thënë se do t’i këshillojë “qeveritë dhe liderët e vendeve të ndryshme për çështje të politikave” me të cilat ajo është e familjarizuar.
E përshkruar nga mediat si “kryeministrja rokstar”, Marin ka dështuar që ta shfrytëzojë popullaritetin e saj për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme të Finlandës.
Marin ka hequr dorë nga udhëheqësia e partisë dhe e ka pranuar se mandati katërvjeçar si kryeministre e ka rënduar shumë, duke thënë se durimi i saj është testuar në shumë raste.
Ndonëse shumë e famshme, Marin është përmendur edhe për disa skandale lidhur me jetën e saj private, çka ia ka polarizuar imazhin.
Në një video që ka rrjedhur në rrjetet sociale në gusht të vitit 2022, Marin është parë në një festë me shumë yje të Finlandës, dhe më pas është detyruar të kryejë teste për drogë, për t’i shuar dyshimet për keqbërje./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.