×
  • Sport
  • Sport

    Qendra e Studentëve do të akomodojë me mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

    Reporteri
    09 Shtator 2023 | 17:44

    Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se do të akomodojë me mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Përmes një njoftimi për media, nga QSP-ja kanë thënë se janë të lumtur që në arritjen historike të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, do të japin kontribut në mënyrë që “shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në ‘Fshat Mesdhetar’”.

    “Qendra jonë është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë organizim të përmasave ndërkombëtare. Qendra e Studentëve ka pasur një zhvillim të hovshëm vitet e fundit dhe është një strehë e sigurt e plot rehati. Pastërti, qetësi, ushqim i shijshëm e i shëndetshëm do të ofrohet në Mensën tonë”, thuhet në komunikatë.

    Qendra e Studentëve tutje ka thënë se viteve të fundit është kthyer në një qendër moderne, që garanton akomodim me të gjitha kushtet dhe me staf shumë mikpritës.

    “Gjithnjë pjesë e ngjarjeve më të mëdha historike të Kosovës”, thuhet tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!