×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Oh vdiqa…” pamje nga rrëzimi i punëtorëve nga skela

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 19:41

    Dalin pamje të reja nga momenti tragjik i rrëzimit të skelës në një pallat në Tiranë, ku humbën jetën 2 punëtorë dhe katër të tjerë ndodhen në Spitalin e Traumës.


    Në videon më poshtë tregohet momenti pak sekonda pas aksidentit tragjik në punë.

    Në pamje duken punëtorët e shtrirë në tokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili ka mbetur i plagosur dëgjohet teksa thotë: “Oh vdiqa…”

    Në vendin e ngjarjes humbën jetën Orjan Kodra 36 vjeç dhe Ergys Brahimaj 31 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët u dërguan në spitalin e Traumës.

    Punëtorët u aksidentuan në punë, si pasojë e shembjes së një skelë e vendosur për rikonstruksionin e fasadës së njq pallati në rrugën “Faik Konica”. /Oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!