×
  • Sport
  • Sport

    Presidentja Osmani: Kjo ndeshje kishte emocione të mëdha – shembull se kur nuk dorëzohesh, arrihet suksesi

    Reporteri
    09 Shtator 2023 | 23:18

    Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

    Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.

    Pas ndeshjes, ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila u shpreh se kjo ndeshje kishte emocione të mëdha.

    “Emocione të mëdha. Loja e sontme është nga ata shembujt që kur nuk dorëzohesh, suksesi është i pashmangshëm. Sportistët tanë me vite me radhë kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit. Këtë e dëshmuan edhe sonte. Sukseset e tyre po vazhdojnë”, u shpreh Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!