×
  • Sport
  • Sport

    Heroi i ndeshjes Muriqi: Sot treguam kush jemi ne

    Reporteri
    09 Shtator 2023 | 23:30

    Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

    Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.

    Pas ndeshjes, golashënuesi i dy golave, Vedat Muriqi tha se sot treguan se kush janë ata.

    “Golat në minutat e fundit janë gjithmonë të veçantë. Dua të falënderoj dhe uroj bashkëlojtarët e mi. Ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm nga të gjithë. Sot treguam se kush jemi ne. Ka qenë e rëndësishme me marrë një pikë këtu, për me vazhdu me ëndërru. Korenica dha një asist perfekt, të klasit botëror”, tha Muriqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!