×
  • Lajme
  • Shqipëria / E FUNDIT

    Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, vetura me targa të Kosovës e godet për vdekje kalimtarin

    Reporteri
    10 Shtator 2023 | 21:55

    Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë në afërsi të uzinës.

    Mësohet se një automjet me targa të Kosovës ka goditur një kalimtar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet. Ndërkohë për shkak të aksidentit si edhe kthimit të shqiptarëve të Kosovës nga bregdeti në fundjavë, është krijuar radhë e gjatë makinash në këtë aks./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!