×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ishte zhdukur para 8 ditësh, 31-vjeçari gjendet i vdekur

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 21:35

    Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në rrugën e Ullishtes, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.


    Policia e kryeqytetit njofton se trupi i pajetë i përket G.S, 31 vjeç, banues në Tiranë.

    Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa mendohet se ai ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

    Gjithashtu, policia e Tiranës sqaron se ky shtetas ishte shpallur në kërkim tetë ditë më parë, pas denoncimit të familjarëve pasi ishte larguar nga banesa.

    Njoftimi i Policisë
    Në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!