Pamjet nga kamera e trupit të policit tregojnë një adoleshent që ikën me vrap.
Oficerët e Kolorados ndaluan 2 të rinj për kontroll, por njëri prej tyre nuk ia bind urdhrit të policisë dhe vrapoi, ndërkohë që një prej policëve hapi zjarr, duke e goditur atë në shpinë.

Publikimi i videos të enjten nga Departamenti i Policisë në Colorado Springs erdhi gati dy javë pas vdekjes së 19-vjeçarit De’Von Bailey.
Pamjet u bënë publike vetëm pas thirrjeve dhe insistimit të familjarëve të viktimës.