×
  • Sport
  • Sport

    Heroi i ndeshjes Shqipëri-Poloni, Jasir Asani në vitin 2015 ishte rrahur nga huliganët maqedonas

    Reporteri
    12 Shtator 2023 | 10:18

    Jasir Asani, i cili të dielën shënoi supergolin ndaj Polonisë, në ndeshjen me Shqipërinë, në vitin 2015 ishte rrahur nga huliganët maqedonas, shkruan Reporteri.net.

    Në 2015-tën, Asani me disa shqiptarë të tjerë ishin rrahur nga persona të maskuar. Asani, atë kohë futbollist i klubit Vardar.

    Më 10 shtator, në ndeshjen Shqipëri-Poloni, Asani në minutën e 37-të shënoi gol.

    Pas fitores 2-0 të Shqipërisë, Jasir Asani, autor i golit të parë, tha se një meritë të madhe për formën e tij në kombëtare e ka edhe Sylvinho.

    “Të them të drejtën, fusha nuk ka qenë siç duhet, nuk na lejojë të luajmë futbollin që kemi bërë gjithë javën. Por, erdhi goli dhe u çliruam, kemi kualitete të larta. Mendova për krosim, por pashë Szczesnyn të lëvizte dhe mbylla sytë godita, e dija se po të shkonte në portë do të ishte gol. Szczesny më tha bravo se ishte një supergjuajtje dhe se nuk e priste të gjuaja nga ajo distancë”, ka deklaruar Asani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!