Stadiumin “National Arena” nuk do të jetë i mbushur sonte për ta pritur ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës.
Mediumi rumun “Fanatik” raporton se për duelin e sontëm as për së afërmi nuk do të ketë shikues sa kishte në sfidën me Izraelin, po ashtu kualifikuese për “Euro 2024”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, deri tash janë shitur vetëm 26 mijë bileta, ndërsa në duel me izraelitët në stadium ishin të pranishëm 49 mijë tifozë.
Federata Rumune e Futbollit shpreson që deri në mbrëmje numri i biletave të shitura të shkojë në 30 mijë.
Rumania barazoi me Izraelin tri ditë më parë dhe sonte do ta presë Kosovën në shtëpi, me të cilën kishte barazuar në duelin e parë në Prishtinë.
Rumunët me një fitore eventuale do t’i afroheshin shumë kualifikimit në Euro 2024, ndërsa fitorja edhe më shumë i nevojitet Kosovës, e cila do t’ia mbante gjallë shpresat dhe gjasat për kualifikim. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.