Lionel Messi është duke e shijuar eksperiencën amerikane në Miami, ku është bërë lider dhe pikë kyçe e skuadrës.
I nominuar në mesin e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2023, sulmuesi argjentinas ia ka bërë një dhuratë vetes.
Sipas mediave amerikane, kampioni i botës e ka blerë një vilë luksoze me një vlerë prej 10.8 milionë dollarësh, apo 9,3 milionë euro.
Bëhet fjalë për një pronë të vendosur gjithnjë në Florida, shkruan mediumi i specializuar për këto çështje, “The Real Deal”.
Një rezidencë ëndrrash, e vendosur përballë lumit dhe me hapësirë 1600 metra katrorë me pishinën e saj të brendhme, palestrën, qendrën spa dhe një suitë të jashtëzakonshme prej 150 metrash katrorë.
Edhe pozicioni është ideal: vila është vendosur vetëm 8 kilometra larg stadiumit të Inter Miamit në Fort Lauderdale dhe afër qendrës stërvitore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.