×
  • Sport
  • Sport / E FUNDIT

    Merret vendimi: Vazhdon ndeshja Kosovë-Rumani, lojtarët kthehen në fushë

    Reporteri
    12 Shtator 2023 | 21:52

    Ndeshja kualifikuese Rumani-Kosovë do të vazhdojë.

    Ajo u ndërpre papritur pasi tifozët rumunë u panë me banderola me thirrje nacionaliste ku shkruhej “Kosova është Serbi”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    UEFA në raportin e saj ka shkroi se ndeshja u ndërpre për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët.

    “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”.

    Kjo shkaktoi që referi Willy Delajod të urdhërojë largimin e lojtarëve drejt zhveshtores.

    Megjithatë, tashmë futbollistët janë kthyer në stadium.

     

    Në fushë të lojës janë shtuar edhe forcat e sigurisë, sidomos te binat ku ndodhen tifozët rumunë.

    Situata në stadiumin e Bukureshtit, ku po zhvillohet ndeshja Kosovë-Rumani, u tensionua edhe një herë tjetër pas fillimit të ndeshjes.

    Këtë herë, Amir Rrahmani është kapur me futbollistin rumun Coman, pas një mosmarrëveshjeje në fushë të lojës, shkruan tutje Reporteri.net.

    Në këtë përleshje u përfshinë edhe lojtarë të tjerë nga të dy kombëtaret. Mirëpo, fatmirësisht, përleshja nuk ka eskaluar.

    Amir Rrahmani dhe lojtari tjetër i Rumanisë, Puscas, janë dënuar me karton të verdhë.

    Kjo përballje është pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024. Kosova është pjesë e Grupit I, ku aktualisht mban pozitën e parafundit në grup, me 4 pikë, dy më shumë se Andorra.

    Tabelën e kryeson kombëtarja e Zvicrës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!