Edon Zhegrova e lëshoi një deklaratë “bombë” mbrëmë pas humbjes nga Rumania, duke e shprehur mllefin dhe zhgënjimin e tij me momentin që po e kalon Kombëtarja e Kosovës.
Futbollisti i Lillet theksoi se nevojiten ndryshime të brendshme për të dalë nga kjo situatë, por nuk e specifikoi në detaje se për çfarë ndryshime duhet bërë.
“Duhet mi ndrru do gjana të brendshme brenda. Skisha desht me fol ma shumë sepse nuk më takon mu. Njerezit folin ama se dijn cka ndodhë brenda. Kisha pas qejf me dal një lojtar ma me përvojë me fol, me diskutu me Presidentin Ademi edhe me krejt neve qe me zgjedhë këtë problem”, theksoi sulmuesi anësor pas lojës.
Por, futbollisti i krahut gjatë mesnatës e bëri një postim sqarues në Instastory, përmes së cilit u shpreh se deklaratat e tij ishin keqkuptuar pasi ka menduar që ndryshimet duhet të bëhen veç në fushën e blertë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin sqarues të yllit kosovar në rrjetet sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.