×
  • Sport
  • Sport

    Xhandarmëria rumune reagon pas deklaratave se ishte në dijeni për banerin anti-Kosovë

    Reporteri
    14 Shtator 2023 | 13:42

    Xhandarmëria e Bukureshtit pretendon se nuk bëhej fjalë që ka dhënë pëlqim për vendosjen e banerit “Kosova është Serbi” në ndeshjen e Rumanisë ndaj Kosovës në kualifikimet për “Euro 2024”. Xhandarmëria njoftoi se baneri që shkaktoi tensione në ndeshjen e luajtur të martën mbrëma në Bukuresht nuk u identifikua para se të vendosej në stadium.

    “Ne e mohojmë kategorikisht pretendimin e një tifozi se baneri me mesazhin ‘Kosova është Serbi’ është futur në stadium me pëlqimin e xhandarmërisë. Baneri në fjalë nuk ishte përmendur në listën e dorëzuar tek organizatori për miratim dhe gjithashtu nuk iu paraqit xhandarëve në kontrollin e hyrjes. Në të njëjtën kohë, ky baner nuk është identifikuar në filtrat apo pajisjet e siguruara nga xhandarmëria. Kështu deklarata e atij tifozi është e pabazuar, e pavërtetë, e pa mbështetur me prova konkrete dhe është shprehje vetëm e një mendimi personal dhe jo e së vërtetës faktike”, është mesazhi i Drejtorisë së Përgjithshme të Xhandarmerisë së Bashkisë Bukuresht.

    Ndeshja Kosovë-Rumani, çfarë dihet për grupin e tifozëve që qëndron prapa incidentit?

    Më herët një tifoz rumun, me emrin Andre Preda ka thënë se xhandarmëria ishte në dijeni për banerin dhe lejoi futjen e tij në stadium.

    Xhandarmëria na la në stadium me mesazhin”, kishte thënë ai.

    Po ashtu, Andrei Preda pretendon se xhandarmëria ka dhënë pëlqimin që baneri të futet në tribunë, duke legjitimuar vetëm tifozët që “hodhën tym dhe pishtarë”.

    Xhandarmëria rumune ka identifikuar mbi 450 huliganë, paralajmëron masa ligjore ndaj tyre

    “Ne e patëm këtë mesazh, kush e kuptoi mirë, kush nuk e kuptoi, është problemi i tij. Ka njerëz që na vlerësojnë dhe njerëz që na kritikojnë. Për sa kohë që xhandarmëria na la të hyjmë në stadium me këtë mesazh, atëherë ata ishin në dijeni”, ka shtuar ai. “Erdhi xhandarmeria pas ndeshjes, legjitimoi djemtë që hodhën tym e pishtarë, baneri ishte 15-20 metra, si mund të kishim hyrë pa u vërejtur? Është kontrolluar nga kompania e sigurimit, nga xhandarët”.

    Xhandarmëria e Bukureshtit, po ashtu ditën e djeshme ka njoftuar se ka identifikuar mbi 450 tifozë që shpalosën mesazhin, i cili bëri që ndeshja të ndërpritet për 50 minuta. Mesazhi u shpalos nga huliganët e grupit “Uniti sub tricolor”.

    Në fushë, Rumania triumfoi 2:0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!