×
  • Sport
  • Sport

    Pep Guardiola, Xavi, Luciano Spalletti dhe Ange Postecoglou prin në listën e FIFA-së për trajnerin më të mirë

    Reporteri
    14 Shtator 2023 | 20:07

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është favorit kryesor për të fituar çmimin “Trajneri më i mirë për Meshkuj” të FIFA, pasi që fitoi tripletën me klubin e tij

    Nominimet për Trajnerin më të Mirë janë shpalosur sot me fituesin e tripletës, Pep Guardiola që është favorit i padiskutuar për ta fituar atë.

    Në listë është përfshirë edhe trajneri i Barcelonës, Cavi Hernandez, i cili ka fituar titullin në ligë në sezonin e parë të drejtimit të klubit të tij, derisa i nominuar është edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ish trajneri i Napolit, Luciano Spalleti dhe Ange Postecoglou i cili fitoi tripletën me skuadrën e Celtic sezonin e kaluar dhe tani menaxhon skuadrën e Tottenham.

    Guardiola bëri historinë sezonin e kaluar, duke u bërë trajneri i parë në histori që e fiton tripletën me dy skuadra të ndryshme pasi që udhëhoqi Manchester City që të fitojë dy tituj në Angli dhe një jashtë saj.

    Trajneri i City ishte në garë edhe në vitin 2022 për këtë çmim, por e humbi atë pasi që përfundoi pas trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni që e fitoi çmimin kryesor pasi fitoi Botërorin në Katar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!