×
  • Sport
  • Sport / Euro 2024

    “Zhdukja” e biletave Shqipëri-Çeki, dyshohet se do rishiten në tregun e zi me çmim më të lartë

    Reporteri
    16 Shtator 2023 | 23:27

    Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka hedhur dyshime se pas shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki fshihet një skemë kriminale, për rrjedhojë i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lapaj tha se biletat u janë shitur një grushti njerëzish për t’i shitur ato më pas në tregun e zi me çmime 3-4 herë më të larta.

    Lapaj thekson se Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qendrorë të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat.

    “I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për maskaradën e biletave të ndeshjes Shqipëri – Çeki.

    Skema ku biletat i blejnë pak duar dhe pastaj i shesin në tregun e zi me çmime 3-4 herë më të larta është e paligjshme dhe duhet goditur rëndë.

    Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qendrorë të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat”, shkruan Lapaj. /A2CNN

    Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!