Pronar i një restoranti në Porto Palermo, i cili një ditë më parë sulmoi dhe kanosi një grup turistësh spanjollë që nuk preferuan të drekojnë në lokalin e tij, u vu në pranga nga policia e Sarandës.
Në bisedën me vetë turistët, ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkoi ndjesë për incidentin.
Megjithatë, edhe pse situata e kaluar një ditë më parë ishte e sikletshme familja spanjolle, vlerësoi gatishmërinë e policisë për ndërhyrjen dhe siguruan se do të kthehen sërish në Shqipëri për ta njohur atë më mirë.
“Ne do të kthehemi përsëri për ta njohur më mirë vendin. Njohim shumë njerëz të mirë këtu mes tyre edhe shoferi dhe guida tonë që bënë çmos për të na shpëtuar. Faleminderit guidës, faleminderit qeverisë që u kujdes për ne”.
Veç turistëve 51- vjeçari ka dëmtuar edhe furgonin e guidës. Mbi të tashmë rëndojnë akuzat e kanosjes dhe shkatërrimit të pronës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.