×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvend

    “Më më pas dalë qato çka të kanë dalë ty, unë në Kosovë nuk kisha nejtë”, Driton Selmanaj përplaset me Mimoza Kusarin

    Reporteri
    21 Shtator 2023 | 13:09

    Deputeti i LDK, Driton Selmanaj është përplasur në Kuvend me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila. 

    “Me më pas dalë mu qato çka të kanë dalë ty, unë në Kosovë nuk kisha nejtë. Proceset gjyqësore janë të ndame prej politikës, mos i përzini këto dy gjëra” i tha Selmaj Kusari-Lilës në seancën ku opozita po kërkon komision hetimor parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Përgjigja e tij erdhi pasi Kusari-Lila kritikoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    “Argumentet se VV-ja po don me e ndalë këtë komision hetimor, ne në asnjë moment nuk e kemi deklaru këtë. Krejt çka kemi listu janë faktet dhe argumentet se komisioni ka me pasë mangësi në punën e vet për shkak se rasti është në prokurori. Këtu u thanë shumë çështje që janë penale, a dojmë edhe hetues me u bo. Në asnjë proces të votimit nuk merrni pjesë. Çfarë pune bën deputeti përveçse me miratu legjislacion”, tha Kusari Lila ndër të tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!