×
  • Lajme
  • Botë / Takim mes presidentësh

    Biden dhe Zelensky takohen në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    21 Shtator 2023 | 23:00

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur në takim homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, njoftoi të enjten BBC-ja.

    Gjatë këtij takimi, Zelensky e ka falënderuar SHBA-në dhe Bidenin për ndihmën që ka marrë vendi i tij deri më tani.

    “Faleminderit për ftesën dhe për ndihmën jetike të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën për të luftuar terrorin rus”, ka thënë ai.

    Nga ana tjetër, ka ripohuar angazhimin afatgjatë të Shtëpisë së Bardhë për sigurinë e Ukrainës dhe qëllimin e paqes së qëndrueshme.

    Ai ka duartrokitur Zelenskyn dhe trimërinë e popullit ukrainas në përpjekjet e tyre për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.

    “Ata fjalë për fjalë kanë frymëzuar botën”, ka thënë Biden. “Populli amerikan… bota qëndron me ju”, ka shtuar ai.

    Ky është takimi i tyre i gjashtë këtë vit dhe takimi i tretë në Shtëpinë e Bardhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!