×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i ndalon për ekstradim disa lypës nga Shqipëria, dyshohet se janë sjellë në Kosovë në mënyrë të organizuar

    Reporteri
    22 Shtator 2023 | 14:42

    Në përpjekje për të parandaluar mashtrimin e qytetarëve, Policia e Kosovës ka ndaluar sot në Prishtinë disa lypës nga Shqipëria.

    Siç raporton gazetari Venhar Isufi, policia po synon ekstradimin e tyre pasi janë zënë pa dokumente, shkruan Reporteri.net.

    Tutje, sipas Policisë, ata dyshohet se janë sjellur në Kosovë në mënyrë të organizuar për kërkim të lëmoshës, dhe se dikush po i dirigjon.

    Në fotografitë që ka parë Reporteri.net, policia ka ndaluar një nënë me fëmijë, te Xhamia e Llapit në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!