×
  • Lajme
  • Lajme / Prapaskena e takimit të 2 majit

    Kurti: Vuçiqi na tha në Bruksel se Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve, deshi ta shndërronte manastirin në “Kullë të Jasharajve”

    Reporteri
    26 Shtator 2023 | 22:14

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka thënë në takimin e 2 majit në Bruksel, se krimineli serb, “Millan Radojiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se me sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, Vuçiqi donte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës!

    “Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

    Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!