Teksa i kanë mbetur edhe pak orë jetë dhe nuk dihet cili do të jetë fati i saj, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, ka bërë një apel drithërues nga reanimacioni i QSUT.
Më drojë e një zë të dridhur, 15-vjeçarja i lutet Ministrisë së Shëndetësisë që ta ndihmojë të shërohet, duke theksuar se do që të jetojë si shoqet e saj.
“Unë quhem Elona Kuburja, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të më ndihmojë të shërohem dua të jetoj edhe unë si shoqet e mia! Ju lutem kushdo që e dëgjon të ndihmojë sado pak që edhe unë të shërohem”, këto janë fjalët e Elonës, apeli drithërues i vajzës me fytyrë engjëllore, fjalë që mund të jenë të fundit.
Vajza nga Fushë-Kruja ka një javë që ka zënë shtratin në reanimacionin qendror në QSUT, pasi është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë, prej të cilës ka vetëm 250 raste të raportuara në gjithë botën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.