“Kenia ka shprehur gatishmërinë e saj për të njohur Kosovën”, kështu kishte deklaruar Ministri i Punëve të Jashtëm i Kenias Kenias, Alfred Mutua gjatë një konference për shtyp në Nairobi.
Më tej ai ka konfirmuar se po zhvillohen diskutime që Kenia ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës.
Ky njoftim vjen pas takimit të Presidentit William Ruto me presidenten kosovare Vjosa Osmani gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Nju Jork.
Lëvizja e Kenias drejt njohjes së Kosovës mori vrull në fillim të këtij viti kur ajo njohu zyrtarisht pasaportat kosovare në mars.
Ndërsa ky zhvillim nuk u publikua gjerësisht në atë kohë, ai shënoi një hap të rëndësishëm në formalizimin e lidhjeve diplomatike midis Kenias dhe Kosovës.
#Kenya Moving Towards Recognising #Kosovo’s Sovereignityhttps://t.co/3YeNKizAcY
— Mwangi (@MwangiMaina_) September 26, 2023