Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.
Një sulmues hapi zjarr në një banesë në këtë qytet holandez dhe më pas hyri në një qendër shëndetësore aty pranë.
“Dy incidentet me të shtënat në Roterdam kanë rezultuar me viktima. Ne fillimisht do të informojmë familjet dhe të afërmit dhe më pas do ta informojmë publikun”, tha Policia e qytetit në një postim në X, që më herët njihej si Twitter.
Njësitë elite policore hynë në spitalin në Roterdam për të kërkuar të dyshuarin, i cili sipas autoriteteve, ishte i armatosur me një revole.
I dyshuari është 32 vjeç dhe motivet e sulmit janë ende të panjohura, raportoi agjencia e lajmeve ANP, duke cituar Policinë. Autoritetet thanë se i njëjti person është përgjegjës për dy incidentet.
Policia më herët deklaroi se sulmuesi ishte i veshur me rroba ushtarake.
Në Roterdam shpesh ka të shtëna dhe zakonisht ato iu atribuohen bandave rivale të drogës.
Më 2019, tre persona u qëlluan për vdekje në një tramvaj në Utreht. Ndërkaq, më 2011 një person qëlloi për vdekje gjashtë persona dhe plagosi dhjetë të tjerë gjatë të shtënave në një qendër tregtare./rel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.