Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Samitin e Dialogut Global në Berlin ka deklaruar kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot, është një tjetër arsyes se përse procesi i futjes së rajonit në Bashkimin Evropian duhet përshpejtuar.
Ai shtoi se edhe vendet më skeptike, kanë kuptuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor.
“Pas pushtimit rus edhe më skeptikët, edhe ata më distantët, nga Ballkani Perëndimor kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë por është në zemër të Evropës. Nuk ka asnjë zgjidhje përveç futjes së Ballkanit Perëndimor në BE. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së BP duhet përshpejtuar”, tha Rama në fjalën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.