×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin familjarët

    Raportohet se shtëpia e një familje shqiptare në Medvegjë është sulmuar nga serbët me gurë e mjete të rënda

    Reporteri
    01 Tetor 2023 | 20:46

    Familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja thonë se mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar.

    Serbë që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.

    Besart Muharremin, djali i Ruhan-it ka deklaruar se për këto kërcënime janë njoftuar autoritetet kompetente. Prindërit e tij janë intervistuar sot nga policia serbe në Medvegjë.

    “Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë hedhur gurë në vetura e shtëpinë e prindërve”, tha Muharremi për Insajderin.

    Ai mes tjerash tha se për rastin është njoftuar edhe OSBE-ja por edhe Ambasada e Shqipërisë.

    Muharremi tha se serbët viktimizohen vazhdimisht, por të njëjtit ushtrojnë presion e kërcënime ndaj shqiptarëve të Luginës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!