×
  • Lajme
  • Botë

    Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mbajnë takim “historik” në Ukrainë

    Reporteri
    02 Tetor 2023 | 9:32
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

    Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim “historik” në Kiev të hënën për të ofruar mbështetje për Ukrainën, tha shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell.

    Në një seri postimesh në rrjetin social X, Josep Borrell tha se ky do të jetë “takimi i parë ndonjëherë i të gjitha 27 shteteve anëtare jashtë BE-së”.

    “Ne po thërrasim një takim historik të ministrave të jashtëm të BE-së këtu në Ukrainë, vend kandidat dhe anëtar të ardhshëm të BE-së”, tha Borrell.

    Tutje, ai tha “Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për populli ukrainas”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!