K.F. Ballkani e ka dëshmuar edhe njëherë që është një prej ekipeve liderë të rajonit në futboll.
Kampioni i Kosovës ka triumfuar pastër me rezultat 2-0, ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, shkruan Reporteri.net.
“Me golat e super lojtarëve tanë, Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi, arkëtojmë 3 pikët e para në kampanjën e grupeve të UEFA Europa Conference League. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen madhështore që ia bëni kampionit të Kosovës”, ka shkruar Ballkani në Facebook me rastin e fitores.
Përpos 3 pikëve, kjo fitore ia ka siguruar suharekasve edhe 500 mijë euro.
Si pjesë e grupit C, Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e dytë, me 3 pikë, i ndjekur nga Dinamo Zagrebit, po ashtu me 3 pikë. Tabelën e kryeson Viktoria Plzen, me gjashtë pikë, pas dy ndeshjeve të fituara. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.