×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni i LDK-së: S’kemi vija të kuqe për koalicion me VV-në

    Reporteri
    05 Tetor 2023 | 23:40

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni thotë se çdo parti që është kandidat potencial për koalicion duhet të jetë e gatshme për zbatimin e pikave të programit qeverisës së LDK-së.

    Ai bën të ditur se LDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Ne çdo ditë po marrim mësim, çdo ditë po marrim përvoja të reja… është me rëndësi që LDK-ja është duke përgatit dhe është në finalizim të një program qeverisës… çdo parti politike si kandidat potencial i mundshëm në koalicion, të cilët janë të gatshëm në zbatimin e këtyre pikave dhe projekteve të programit, të cilët e krijojnë besueshmërinë që munden me bashkëudhëtu me ne për t’i realizu këto projekte, nga ofrojnë siguri që koalicioni do të jetë i qëndrueshëm, natyrisht që kjo do të procedohet në të gjitha forumet dhe strukturat e LDK-së… jo nuk kemi [vija të kuqe me LVV]”, deklaroi ai në TV1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!