×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ambasada e Kosovës në Izrael: Të gjithë shtetasit tonë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale apo të na kontaktojnë

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 14:49

    Pas sulmeve të Hamasit në Izrael, Ambasada e Kosovës në Jerusalem i udhëzon të gjithë shtetasit e saj që gjenden në shtetin izraelit që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje ose të kontaktojnë ambasadën.

    Këtë njoftim ambasada e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku tutje shkruan se shtetasit e Kosovës për çdo rast mund të kontaktojnë me Ambasadën e Kosovës në Izrael në numrin: +9720586340450.

    “Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit: +9720586340450”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

    Ndryshe, këtë mëngjes mijëra raketa u hodhën nga Rripi i Gazës drejt Izraelit. Grupi palestinezë Hamas mori përgjegjësinë për sulmin.

    Ndërkohë, Izraeli ka nisur një kundërsulm ndaj caqeve të militantëve palestinezë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!