×
  • Lajme
  • Botë

    Po raportonte live kur raketa izraelite goditi objektin mbrapa saj në Gaza, tronditet gazetarja e Al Jazeera-s

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 19:35

    Gazetarja e Al Jazeera-s, Youmna El Sayed ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga Gaza kur një raketë izraelite goditi ndërtesën Palestine Tower.

    El Sayed ishte nga vendi i ngjarjes derisa po fliste me kolegun e tij në studio, për një moment kërceu dhe bërtiti nga paniku, kur raketa goditi objektin mbrapa saj.

    Objekti i cili u goditu në kohën kur po raportonte gazetarja e Al Jazeera-s ishte bërë “rrafsh me tokë” pas sulmeve të fuqishme me raketa nga Izraeli.

    Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv. Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

    Luftëtarët e Hamasit po ashtu kanë kaluar kufirin e fortifikuar dhe kanë hyrë në Izrael, duke u përleshur me forcat e mbrojtjes së Izraelit në të paktën shtatë lokacione në jug të Izraelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!