×
  • Lajme
  • Botë / Luftimet

    Valë e re raketash drejt Tel Avivit, 200 të vrarë në Izrael dhe 232 në Gaza

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 21:12

    Bilanci nga luftimet  në Izrael po rritet gjithnjë e më shumë, ku deri tani janë raportuar 200 të vrarë citojnë mediat e huaja të kenë thënë zyrtarë mjekësorë dhe mbi 1 mijë të plagosur, pas një inkursioni të organizuar të militantëve të Hamasit në rajonet jugore izraelite.

    Ministria e Shëndetësisë thotë se 1 mijë e 104 persona janë plagosur nga sulmet, të cilat përfshinin infiltrimin e terroristëve të Hamas-it në Izrael duke qëlluar ushtarë dhe civilë. Të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa.

    Në anën tjetër, raportohet se së paku 232 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, bazuar në raportin e autoriteteve të shëndetësisë.

    Shifrat e fundit sugjerojnë se 1,610 persona janë lënduar nga sulmet.

    Numri i viktimave pritet të rritet më shumë.

    Qindra persona të armatosur të Hamas-it u infiltruan në Izrael këtë mëngjes, duke kaluar në pika të shumta, duke mposhtur atë që IDF-ja e konsideronte si gardh kufitar shumë të sofistikuar.

    Trembëdhjetë orë pas fillimit të sulmeve, raportohet se ka ende 22 zona “aktive” në jug të Izraelit, ku personat e armatosur janë ende aktivë ose frikësohen se janë në terren.

    Një valë e re raketash janë lëshuar drejt Izrael-it, duke përfshirë edhe drejt Tel Aviv-it, raportojnë agjencitë vendase duke postuar pamjet e predhave që përshkojnë hapësirën ajrore izraelite.

    Policia e Izraelit bëri me dije më herët se pritet që luftimet të zgjasin për disa ditë, në një front të krijuar në kufirin me Gazën, ku palestinezët kanë marrë kontrollin e shtatë pikave kyçe të kalimit aty.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!