×
  • Lajme
  • Botë / Zyrtare

    Izraeli shpall gjendje lufte, ShBA e gatshme t’i jap mbështetje ushtarake

    Reporteri
    08 Tetor 2023 | 15:06

    Kabineti i sigurisë së Izraelit ka shpallur zyrtarisht gjendje të luftës, njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

    Kjo i lejon atyre të ndërrmarin veprime që sipas tyre janë “aktivitete të rëndësishme ushtarake”.

    Sipas kryeministrit kjo luftë është imponuar nga sulmi që erdhi nga Rripi i Gazës, raporton Al Jazeera.

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë sot se ShBA ka gjasa të japë ndihmë të re ushtarake për Izraelin, përcjell Reporteri.net.

    Blinken thotë më vonë gjatë ditës do të japin detaje shtesë mbi ndihmën e re ushtarake për Izraelin.

    “Ne po shqyrtojmë kërkesat specifike shtesë që izraelitët kanë bërë – mendoj se do të ketë informacione më shumë për këtë më vonë sot”, tha Blinken për CNN.

    Ai tha se fjala e presidentit Joe Biden ishte që “të sigurohej që ne po i ofrojmë Izraelit gjithçka që i nevojitet në këtë moment për t’u marrë me sulmet nga Hamasi”.

    Kryediplomati amerikan shtoi se autoritetet “po punonin jashtë orarit” për të verifikuar raportet e amerikanëve të zhdukur.

    Nga ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, të paktën 313 palestinezë janë vrarë dhe 1.990 janë plagosur në 24 orët e fundit.

    Ndërkaq nga Izraeli është bërë e ditur se nga sulmet ajrore të Hamasit, kanë humbur jetën mbi 350 izraelitë, kurse qindra tjerë janë rrëmbyer.

    Në anën tjetër, ministria izraelite e Mbrojtjes ka filluar sulmet ajrore mbi caqet e Hamasit në rajone të ndryshme, e së fundmit kanë goditur edhe objektin që besohej se i përkiste liderit të inteligjencës së Hamasit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!