×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Pjesëmarrësit e festivalit pranë kufirit Izrael-Gaza u fshehën në shkurre nga terroristët e Hamasit – pamjet bëjnë xhiron në internet

    Reporteri
    08 Tetor 2023 | 20:06

    Dhjetëra pjesëmarrës të festivalit muzikor Nature u gjetën të gjallë pranë Netivot.

    Ata arritën të fshiheshin nga terroristët në shkurre dhe lugina. Ata tani kanë dalë nga vendet ku janë fshehur dhe po shkojnë në këmbë në shtëpi.

    Fatkeqësisht, jo të gjithë arritën të shpëtonin. Mësohet se të paktën 10 gra janë rrëmbyer. Informacionet ende nuk janë verifikuar.

    Disa pamje të publikuara në internet tregonin pjesëmarrësit e festivalit duke u fshehur në shkurre nga militantët e Hamasit, transmeton Telegrafi.

    Pamje të tjera gjithashtu u shfaqën nga festivali muzikor që u mbajt në kufirin Izrael-Gaza përpara sulmit të Hamasit.

    Fati për shumicën e pjesëmarrësve mbetet i panjohur. Ata mund të jenë vrarë ose rrëmbyer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!