Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në ndalimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.
“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet diplomatike që kemi nisur për të rivendosur qetësinë”, tha Erdogan, duke folur në një ceremoni të hapjes së kishës në Stamboll.
“Ne ftojmë të gjithë akterët që kanë një fjalë në rajon që të kontribuojnë sinqerisht për paqen”, shtoi Erdogan, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti turk shtoi se ndërsa vendi qëndron gjithmonë “në solidaritet me vëllezërit tanë palestinezë; ne kemi theksuar se çdo hap që do të përshkallëzonte tensionet në rajon, do të shkaktonte më shumë gjakderdhje dhe do të thellonte problemet”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.