×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Rexhep Selimi “ka knu” para Prokurorisë së Gjykatës Speciale

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 21:32

    Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, që dha dorëheqje pasi u ftua nga Gjykata Speciale, ka folur për intervistimin e tij nga Gjykata Speciale.


    Haradinaj është mbrojtur në heshtje dhe për këtë ishte kritikuar nga deputetë të opozitës në Kosovës.

    Njëri nga kritikuesit ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
    Por kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në T7 se edhe vetë deputeti Selimi është intervistuar nga Gjykata Speciale.

    “Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. S’ka kurgjë të keqe kjo”, ka thënë Haradinaj, duke aluduar se deputeti Selimi ka rrëfyer, është përgjigjur dhe nuk është mbrojtur në heshtje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!