×
  • Lajme
  • Botë / Lufta Izrael-Hamas

    Izraeli falënderon ShBA-në për donacionin me armë përmes një billboard-i gjigant

    Reporteri
    11 Tetor 2023 | 15:33

    Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka shpërndarë foto të një billboard-i buzë një rruge në Izrael në platformën “X”, përcjell Reporteri.net.

    Krahas saj, ai shkroi “faleminderit zoti President”.

    Kjo vjen pasi SHBA-ja po rrit ndihmën ushtarake për Izraelin, me avionin e parë që mbante armë amerikane që mbërriti në Izraelin jugor dje në mbrëmje.

    Ushtria izraelite tha se “municionet e avancuara” kishin mbërritur në bazën ajrore Nevatim dhe “kishte për qëllim të mundësonte sulme të rëndësishme dhe përgatitje për skenarë shtesë”.

    Dje presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmin e paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit si “të keqe të plotë”.

    SHBA po lëviz gjithashtu një aeroplanmbajtëse dhe një avion luftarak në Mesdheun lindor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!